Zgjedhjet në Kosovë/ Fushë-Kosova drejt balotazhit
Fushë-Kosova, komunë që konsiderohej bastion i LDK-së, pasi kjo parti ka udhëhequr historikisht, është duke shkuar drejt balotazhit në zgjedhjet e sivjetme lokale.
Kryetari aktual i kësaj komune, Burim Berisha, nga LDK-ja është duke prirë me 48.58 për qind të votave pas numërimit të 62.9 për qind të votave.
Në vend të dytë është Enver Bajçinca i VV-së me 25.98 për qind të votave.
Rrahim Tërnava i PDK-së ka 23.09 për qind të votave.
Rruga Press