Lajme

Zgjedhjet në komunat veriore, KQZ i hap rrugën mbledhjes së firmave për largimin e kryetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka hapur rrugë mbledhjes së nënshkrimeve nga qytetarët në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq për të larguar kryetarët e zgjedhur në prill të këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi para mediave se anëtarët e grupit nismëtar janë votues të komunave përkatëse, siç edhe kërkohet në udhëzimin administrativ.

“Nga verifikimet, KQZ përmes këtyre përgjigjeve të ndara ka njoftuar se anëtarët e tri rupeve nismëtare të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse”, tha Elezi.

KQZ gjithashtu ka njoftuar edhe për numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, ku nevojitet vetëm 20% prej tyre të firmosin kërkesën. Kështu, në Leposaviq duhet të firmosin 2,689 qytetarë me të drejtë vote, në Zubin Potok 1,347, ndërsa në Mitrovicë të Veriut 3,640 votues. Kërkesa e njëjtë për largimin e kryetarit të Zevçanit është refuzuar nga kryesuesja e Kuvendit të kësaj komune, Selvete Kelmendi.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

“Sa i përket Komunës së Zveçanit, deri në këto momente që po flasim ne nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Gjatë javës së kaluar kemi pasur një njoftim nga ana e kryesueses së Kuvendit Komunal të kësaj komune se kërkesa që është parashtruar atje është refuzuar. Sipas udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, “grupi nismëtar, brenda 30 ditëve nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve. Ky afat mund të shtyhet vetëm një herë, me kërkesë të grupit nismëtar edhe për 15 ditë tjera”.

Lexo më shumë  Konjufca në takim me deputetin italian, Loperfido shprehu mbështetjen e Italisë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Sipas pikës 7 të nenit 6 të udhëzimit administrativ, nëse pas të gjitha afateve, nuk arrihet të plotësohet numri i nënshkrimeve prej së paku 20% të votuesve të regjistruar, KQZ konstaton se kërkesa nuk është mbështetur dhe iniciativa konsiderohet e pavlefshme. Por, sipas pikës 9 të të njëjtit nen, në rast se konstatohet se kërkesa është e mbështetur nga së paku 20% e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Rruga Press

YouTube player