Bota

Zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë shpallen jodemokratike

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka shpallur jodemokratike zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi që sipas vendimit këto zgjedhje rrënjosin pozitën e privilegjuar të grupeve etnike dominuese.

Çështja ligjore u soll në gjykatën me bazë në Strasburg nga Slaven Kovaçeviq, nga një shkencëtar politik dhe njëherit këshilltar i një anëtari të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Gjykata vendosi në favor të tij, duke e përshkruar vendin me 3.2 milionë banorë si një “etnokraci”, raporton Euronews.

Përfaqësimi etnik është “më i rëndësishëm se konsideratat politike, ekonomike, sociale, filozofike dhe të tjera në sistemin politik të vendit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në përgjigje të vendimit, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të martën se vendi duhet të zbatojë reforma për të siguruar barazinë dhe mosdiskriminimin e qytetarëve të tij, “në mënyrë që të hapë negociatat e pranimit në BE”.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Bosnjës dhe Hercegovinës iu dha statusi i kandidatit për në BE në dhjetor të vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player