Lajme

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare

KOSOVË– Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve (QNR) në Kosovë, sot po vijon numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas Zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të numërohen 15 mijë e 482 fletëvotime. Prej tyre janë 12 mijë e 960 fletëvotime me kusht, kurse 2 mijë e 522 fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.

Lexo më shumë  Kosova ndan 1.1 milion euro për familjet shqiptare në Luginë

Gjithashtu Elezi tha se me përfundimin e numërimit të sotëm, nesër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor.

Mundet që gjatë ditës së mërkurë me datë 27 tetor të shpallet rezultati përfundimtar të zgjedhjeve të rangut të parë, për kryetar të komunave”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *