Lajme

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta: 6 marsi moment reflektimi për të gjithë

Presidenti Ilir Meta në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme më 6 mars këtë të enjte ka qenë në Shkodër ku është shprehur se është e rëndësishme dhe ato do të dëshmojnë vendosjen e votës së lirë dhe demokratike.
Meta në fjalën e tij ka theksuar se jemi në një fazë të rëndësishme dhe të gjithë institucionet dhe palët të tregojnë gatishmërinë e tyre në këto zgjedhje dhe pse nuk janë kombëtare apo të përgjithshme vendore.

Sipas tij është e rëndësishme që të tregojmë përgjegjshmeri të plotë dhe reflektim për të ecur drejt çeljes së negociatave me BE-në.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

KQZ ka punën më të madhe tashmë për të pasur një proces shembullor për të gjithë qytetarët që duhet që të marrin pjesë . Vota është mjeti kryesor në demokraci dhe nuk duhet që të humbet forca që ajo ka.

Është një element i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare dhe përgjithshme vendore por janë zgjedhje  në disa bashki kryesore në vend. Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh ka të bëjë me respektimin e votës së lirë në vend dhe si anëtarë të forcave të ndryshme.

Unë i nxis të gjitha këto që të kenë reflektimin e duhur dhe ti shërbejnë një procesi të rregullt. Ne presim që së bashku me Maqedoninë e Veriut të çelim dhe negociatat për në BE dhe ky është një moment i rëndësishëm për të treguar një moment reflektimi nga të gjithë”, ka thënë Meta.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player