Lajme

Përdhunoi shqiptaren, mbetet në fuqi dënimi me 9 vjet burg për futbollistin brazilian

Ish-sulmuesi brazilian, Robinho, u dënua me nëntë vjet burg efektiv për përdhunimin të reje shqiptare, të miratuar nga gjykata e lartë e Italisë të mërkurën.

Brazili nuk i ekstradon shtetasit e tij kur ata dënohen në vende të tjera, megjithëse Robinho rrezikon të arrestohet nëse udhëton në një vend që ka një marrëveshje ekstradimi me Italinë – gati 70 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Argjentinën dhe kudo në Bashkimin Evropian — dhe Italia të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Robinho u dënua me burg në vitin 2017 për pjesëmarrjen e tij në përdhunim në grup që ndodhi katër vjet më parë, gjatë periudhës që ai luante për Milanin. Një tjetër anëtar i grupit, Ricardo Falco, u dënua gjithashtu me nëntë vjet burg, por katër burrat e tjerë nuk u gjetën nga policia italiane.

Mediat italiane raportojnë se viktima shqiptare po festonte ditëlindjen e saj të 23-të në Milano atë natë. Robinho i mohoi akuzat.

Gjykata e kasacionit vendosi që apeli i tij ishte i papranueshëm të mërkurën.

37-vjeçari Robinho e filloi karrierën e tij në Santos përpara se të luante me Real Madrid, Manchester City dhe Milan, mes klubeve të tjera. Ai u kthye për një periudhë të tretë me Santos më 2020, por kontrata u pezullua më pak se një javë më vonë pasi një sponsor ndërpreu lidhjet e tij me klubin “për respekt për gratë”.

Rruga Press

YouTube player