BallinaLajme

Zgjedhjet e 25 prillit, më të shtrenjta në historinë e pluralizimit, 27 mln euro për teknologjinë

27 milion euro do ti kushtojë qeverisë shqiptare implementimi i teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Prej tyre, 17 milion euro do të shkojnë për pajisjet e identifikimit biometrik ndërkohë 10 milion euro do të nevojiten për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik në parlamentaret e ardhshme.

Identifikimi biometrik do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, ndërsa pilotimi për votimin dhe numërimin elektronik vetëm për 20% të zgjedhësve.

145 ditë para zgjedhjeve KQZ i është drejtuar qeverisë shqiptare me dy letra për të argumentuar barrën shtesë financiare për të bërë të mundur kërkesën e PD-së për futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zv/presidentin e MCC-së, e falënderon për grantin 200 milionësh për energji

Në letrën e firmosur nga Ilirian Celibashi thuhet që shuma prej rreth 27 mln euro është menduar pasi janë shqyrtuar propozimet e 7 kompanive, të cilat i kthyen përgjigje komisionierit dhe nënkomisionerit të KQZ për çmimin e pajisjeve elektronike në 25 prill.

Qeveria shqiptare ka kohë deri në 3 muaj për të alokuar fondin prej rreth 27 mln eurosh për kompaninë e cila do të zgjidhet me procedurë të përshpejtuar.

Rreth 8 mln euro të tjera qeveria shqiptare i ka akorduar KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, të cilat do të përdoren për fletët e votimit, pagesën e komisionerëve dhe shërbimet e tjera zgjedhore.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Ndërsa kostot financiare nuk do të mbeten në këto shifra, pasi sipas dakordësisë së Këshillit Politik të gjitha qendrat e votimit duhet të pajisen me kamera, për të cilat do të duhet një fond shtesë.

Teknologjia në 25 prill do t’i shndërrojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare si zgjedhjet më të shtrenjta në historinë e pluralizmit në vend.

YouTube player