Bota

Zgjedhja e Katarit për Kupën e Botës ishte një gabim i madh për faj të Platinis dhe Sarkozys

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter tha në një intervistë për mediat zvicerane se zgjedhja e Katarit si mikpritëse e Kupës së Botës ishte një gabim i madh dhe se presidenti francez Nicolas Sarkozy luajti rolin kryesor në gjithçka.

“Zgjedhja e Katarit ishte një gabim i madh dhe fillimisht u ra dakord që Rusia të ishte mikpritëse në vitin 2018 dhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të organizonin Kupën e Botës në vitin 2022. Është dashur të ishte një gjest paqeje për dy vende sepse do të kishin mundësinë që të organizonin Kupën e Botës njëri pas tjetrit”, kujton Blatter.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Shtatë ditë para kongresit të FIFA-s të vitit 2010, pati një ndryshim, me Blatterin që ia hodhi fajin Michel Platinit.

“Platini më telefonoi dhe më tha se nuk do të ishte e mundur të realizohej plani ynë dhe më tha se kishte marrë një telefonatë nga Presidenti i Francës, Sarkozy, i cili sapo kishte përfunduar takimin me njeriun e parë të Katarit”, tha Blatter dhe më tej shpjegoi:

“Më pas Sarkozy i tha Platinis se donte që FIFA t’i jepte Katarit organizimin e Kupës së Botës dhe megjithëse unë isha kundër, Platini më pyeti se çfarë do të bëja nëse presidenti i vendit më kërkonte diçka. Unë i thashë që nuk  e kam këtë ndjenjë sepse ne në Zvicër nuk kemi president dhe në fund katër votat që solli Platini ishin vendimtare që Katari të presë Botërorin në vend të SHBA-së. Kjo është e vërteta.”

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Në fund ka pranuar se gjithçka ka ndodhur “për para”.

“Sigurisht që gjithçka ishte për para dhe gjashtë muaj pas kësaj, Katari bleu avionë luftarakë për Francën me vlerë 15 miliardë dollarë”, përfundoi Blatter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *