Bota

Zëvendësministri polak e konsideron Putinin kriminel lufte

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC, se bombardimi i teatrit në Mariupol, është një tjetër shenjë se forcat e presidentit rus, Vladimir Putin u janë drejtuar taktikave më brutale.

Przydacz ka thënë se pajtohet me karakterizimin e presidentit amerikan, Joe Biden, se lideri rus është “kriminel lufte”.

“Sipas mendimit tim, plani fillestar ka qenë për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake”, ka thënë Przydacz.

“Kremlini ka besuar se Qeveria e Ukrainës disi do të avullohet. Nuk ka ndodhur kështu. Ukrainasit janë shumë të guximshëm në mbrojtjen e tokës dhe vlerave të tyre, demokracisë së tyre, shtetit që e kanë ndërtuar në 30 vjetët e fundit. Tani Putin ka vendosur të godasë infrastrukturën civile”.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Ai ka thënë se ka parë një fotografi jashtë një teatri të bombarduar në Mariupol, në të cilin është thënë se ka fëmijë brenda.

“Nëse kjo nuk e ka ndalur Putinin nga bombardimet, atëherë ai është, siç e ka quajtur presidenti Biden, një kriminel lufte”.

Kremlini i ka konsideruar komentet e Bidenit si “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Mbi 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *