Lajme

Zëvendësministri i Mbrojtjes Syla: Po blejmë armatim adekuat për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Serbia

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022.

Syla në RTV Dukagjini ka thënë se janë duke ndjekur politikën siç e ka praktikë Amerika për armatimet.

“Kemi qenë të vëmendshëm që të bëjmë marrëveshje për armë vetëm me shtete e jo me kompani private. Shteti përkatës bënë mbikëqyrjen e shitjes së armëve për Kosovën”, ka deklaruar Syla.

Lexo më shumë  Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

“Ne po përgatitemi për mbrojtje pas armatosjes nga Serbia. Marrë parasysh kërcënimet  e vazhdueshme nga Serbia, ne armatosemi me armatim adekuat që i përgjigjet kësaj situate. Ne do të përgjigjemi me armatim adekuat që e kërkon situate. Ne nuk jemi duke blerë armatim sulmues, por po punojmë natë e ditë që të mbrojmë territorin dhe popullsinë tonë”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes ka përmendur se kanë këshilltarë edhe nga Amerika për t’iu përgjigjur situatës.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian propozon zgjerimin e roamingut falas të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Syla ka thënë se për vitin që sapo kemi hyrë janë të planifikuara 52 milionë euro për blerje të armëve.

Rruga Press

YouTube player