Bota

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës bën thirrje të evakuohen rajonet lindore

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka paralajmëruar njerëzit në pjesë të mëdha të Ukrainës lindore që të evakuohen derisa është ende e mundur.

Vereshchuk tha se udhëheqësit ushtarakë në rajonet e Kharkivit, Donetskut dhe Luhanskut po u kërkonin banorëve vendas të largohen dhe se ata po bënin gjithçka që mundeshin për ta bërë këtë “në mënyrë të organizuar”.

Nëse njerëzit nuk largohen, tha ajo, së shpejti do ta gjenin veten nën zjarr dhe nën kërcënimin e vdekjes.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

“Nuk mund të bëjnë asgjë kundër kësaj dhe ne nuk do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata”, shtoi ajo.

Rusia ka thënë se po përqendron operacionet e saj ushtarake në Donbas, që përfshin rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, është afër kufirit rus dhe është shënjestruar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *