KryesoreLajme

Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me emisarin francez, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me të deleguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Bislimi ka thënë se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit.

“Dita e djeshme u dallua me takime dhe diskutime të rëndësishme, duke përfshirë të dërguarin special, Rene Troccaz, të cilën e mirëpritëm në Kosovë. Ne trajtuam një sërë temash, me fokus në zhvillimet e fundit. Kosova dhe Franca ndajnë një lidhje të fortë, ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi.

Lexo më shumë  Green Coast, “Juvenilja” dhe kompanitë e ndërtimit/ Dosja “Black Eagle”: Si dyshohet se milionat e kokainës u investuan në prona dhe ndërtim në Shqipëri

Ndryshe, Troccaz është mirëpritur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se me diplomatin francez ka diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike.

“Zhvilluam një bisedë të mirë për zhvillimet e fundit dhe hapat përpara, për rrugëtimin e Kosovës drejtë institucioneve euroatlantike, si dhe për përkushtimin tonë të përbashkët drejt forcimit të partneritet të qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
YouTube player