Lajme

Zëvëndëskryeministri Bislimi: Jemi në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është treguar optimist për rrugën e Kosovës drejt Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se “janë në rrugë të duhur”.

Në seminarin Rose Roth, Bislimi u shpreh optimist për mbështetjen e shteteve anëtare për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Jemi në rrugë të drejt në drejtim të BE-së, ku jo vetëm drejtimi që është i duhur por edhe shpejtësia është rritur. Kemi paraqitur synimin për Këshillin e Evropës dhe shpresojmë që do të marrim një vendim pozitiv nga Këshilli, janë 3 grupe shtetesh që do të votonin në favor, pra këto janë shtete që e kanë njohur Kosovën. Për nga perspektiva jonë duhet të ketë një konsensus mes shteteve anëtare të KE për sukses” – tha ai.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Bislimi u shpreh optimist për takimin që pritet të mbahet të enjten nga grupi punues i Këshillit Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Pritet që takimi i parë i grupit për vizat të jetë më 13 tetor, kur të përfundoj ky proces do të mbeten vetëm formalitete që kosovarët të lëvizin pa viza. Synimi i radhës është aplikimi për anëtarësim në BE, ne do të tentojmë ta dorëzojmë aplikacionin në fund të këtij viti. Kosova është në vitin e 6-të të implementimit të MSA-së por ende nuk e gëzon statusin e anëtarit, Serbia ka aplikuar edhe para se të nënshkruante marrëveshjen e MSA-së” – tha Bislimi.

Sipas tij Kosova meriton të jetë pjesë e mekanizmave evropian edhe për faktin se në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ka pasur rol konstruktiv.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“Një element tjetër është qasja konstruktive në dialogun Kosovë-Serbi. Më 18 gusht kishim takimin e fundit në Bruksel dhe agjenda ka qenë normalizimi i marrëdhënieve, në këtë takim pala tjetër nuk tregoi vullnet për të marrë pjesë në këtë pikë të agjendës” – theksoi ai.

Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri.

Qëllimi kryesor i Seminareve Rose-Roth është lehtësimi i dialogut që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *