Sport

Zemërohet Ronaldo: Pse më zëvendësove?

Manchester United feston, por jo plotësisht pas fitores kundër Brentford, kjo për shkak të Cristiano Ronaldos i cili nuk e priti mirë zëvendësimin.

“Djajtë e kuq” po fitonin 0-2 dhe në minutën e 71-të, tekniku gjerman vendosi të ul CR7 në pankinë, në dukje një veprim normal, por jo për portugezin.

Pasi u përshëndet me trajnerin, Ronaldo filloi duke shfryrë, duke treguar qartë mos aprovimin e tij, më pas përsëriti disa herë fjalët: Përse më zëvendësoi?.

Në përfundim të ndeshjes, ishte e pashmangshme një pyetje nga ana e gazetarëve në lidhje më këtë situatë: “Ronaldos i thashë, e kuptoj që je ambicioz dhe që dëshiron të shënosh, por pas disa vitesh kur të bëhesh trajner, do të duhet të marrësh vendime të tillë, të jesh në pozicion tim.

I thash që e mora këtë vendim në interes të skuadrës.

Një situatë e ngjashme na ndodhi kundër Aston Villa, po kryesonim 2-0 dhe në fund na barazuar, doja ta shmangia këtë, beson se në fund vendimi im rezultoi i drejtë”, theksoi Rangnick në konferencë për shtyp.

Rruga Press

YouTube player