Bota

Zelensky: Ukraina s’ka asnjë lidhje me rrëzimin e avionit të Prigozhin

Ukraina nuk është e përfshirë në vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë situatë, kjo është e sigurt. Unë mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se kush është i përfshirë,” u tha Zelensky gazetarëve në Kiev.

Prigozhin, humbi jetën të enjten pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë humbën jetën.

Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës. Sipas ekspertëve nuk ka qenë aksident.

Rruga Press

YouTube player