Bota

Zelensky thirrje Gjermanisë që të shpëtojë Kievin: Shtoni presionin ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Gjermanisë që të shpëtojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

“Kievi dikur quhej “Berlini i ri”, tani është i mbyllur, i heshtur, në pritje të një sirene të re sulmi ajror që do t’i detyrojë njerëzit të mbyllen në strehimore”, tha Zelensky.

Në një fjalim drejtuar popullit të tij, Zelensky vendosi një video 20-sekondësh të një sirene sulmi ajror, duke shtuar se ky është një tingull që ukrainasit e kanë dëgjuar “për orë, ditë dhe javë të tëra”.

Lexo më shumë  Vendet evropiane ngurrojnë t’i japin Ukrainës kundërajrorët Patriotë

“Tingulli i sirenës është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata mjekojnë plagët e tyre; lindin foshnja dhe vdesin”, shtoi presidenti Zelensky.

Si Evropa, ashtu edhe veçanërisht gjermanët, kanë fuqinë për t’i bërë presion Rusisë, tha Zelensky, duke theksuar: “Pa tregtinë tuaj, kompanitë dhe bankat tuaja Rusia nuk do të ketë para për të financuar këtë luftë”.

Ai përsëriti thirrjet nga Ukraina për të mbyllur portet evropiane ndaj Rusisë, për të hequr dorë nga burimet ruse të energjisë dhe për të ndërprerë furnizimin me mallra në Rusi.

Lexo më shumë  Polonia e gatshme, nëse NATO vendos t’i pozicionojë armët bërthamore “përballë Rusisë”

“Jam i bindur se paqja është e mundur. Por ju duhet të veproni për ta arritur atë. Secili nga ju në Gjermani, në Evropë. Që Kievi të quhet sërish një Berlin i ri, në mënyrë që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa tuajat”, tha Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *