Bota

Zelensky: Tërheqja e rusëve nga ishulli i gjarpërinjve ndryshon situatën në Detin e Zi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi forcat e armatosura ukrainase për rolin e tyre në tërheqjen e rusëve nga ishulli i gjarpërinjve.

 Në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, lideri i Kievit – raporton agjencia ukrainase UNIAN – tha se ai ishte “mirënjohës për, pilotët e aviacionit, ushtrinë dhe forcat ajrore”.

 ”Pa dyshim, fjala kryesore sot është “Zmiyinyy” (në gjuhën ukrainase “gjarpër”). Ndoshta, u fol shumë për Zmiyinyy vetëm ditën kur anija ruse mbërriti atje. Por tani ishulli është përsëri i lirë. Ishulli Zmiyinyy është një pikë strategjike dhe ndryshon ndjeshëm situatën në Detin e Zi. Nuk kemi garanci se armiku nuk do të kthehet. Por tashmë i kemi kufizuar ndjeshëm veprimet e pushtuesve. Hap pas hapi do t’i shtyjmë nga deti, toka, qielli ynë” është shprehur Zelenskyy.

Lexo më shumë  Në Skoci, Uells dhe Irlandë të Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE

Ai gjithashtu dha një përditësim mbi situatën në rajonin e Donbasit, ku Rusia ka përqendruar sulmet e saj në javët e fundit.

“Situata në Donbas mbetet jashtëzakonisht e vështirë. Epërsia e zjarrit të forcave ruse vazhdon ende. Ata kanë marrë tashmë gjithçka nga rezervat e tyre për të na goditur në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.” është shprehur Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *