Bota

Zelensky: S’ka ende garanci sigurie në marrëveshjen për mineralet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të mërkurën se shpreson që një marrëveshje fillestare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojë te “marrëveshje të tjera”, por gjithashtu ka konfirmuar se asnjë garanci e sigurisë nga Amerika nuk është dakorduar deri në këtë fazë, ka raportuar BBC.

Zelensky ka thënë se nëse shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten, do të jetë “shumë i drejtpërdrejtë” për të pyetur Amerikën nëse ajo do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën ose jo.

BBC e pyeti po ashtu presidentin ukrainas, nëse ai do të tërhiqej nga marrëveshja nëse Trumpi nuk ofron garanci të sigurisë, të cilës iu përgjigj duke shtuar se: “Nëse ne nuk kemi garanci të sigurisë, nuk do të kemi as armëpushim, asgjë nuk do të funksionoj, asgjë”.

Lexo më shumë  Sistemi i rekrutimit në Rusi i afrohet pikës së thyerjes, duke shkaktuar debat mbi mobilizimin e detyruar

Suksesi i marrëveshjes për mineralet varet nga Trumpi, thotë Zelensky

Në komentim e sipër të marrëveshjes për mineralet gjatë konferencës për shtyp në Kiev të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se suksesi i marrëveshjes për mineralet varet kryekëput nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan BBC.

“Suksesi do të varet në bisedën me presidentin Trump”, ka deklaruar Zelensky.

Lexo më shumë  Macroni kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Ai ka thënë se marrëveshja fillestare për mineralet “është thjesht një fillim, një kornizë, dhe se mund të jetë sukses i madh”. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetësi kryesor i Ukrainës gjatë administratës së kaluar të Joe Biden, mirëpo me ardhjen e tij në pushtet, Trumpi ka sugjeruar rivlerësim të plotë të ndihmës amerikane kudo në botë. 

YouTube player