Bota

Zelensky: S’ka ende garanci sigurie në marrëveshjen për mineralet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të mërkurën se shpreson që një marrëveshje fillestare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojë te “marrëveshje të tjera”, por gjithashtu ka konfirmuar se asnjë garanci e sigurisë nga Amerika nuk është dakorduar deri në këtë fazë, ka raportuar BBC.

Zelensky ka thënë se nëse shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten, do të jetë “shumë i drejtpërdrejtë” për të pyetur Amerikën nëse ajo do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën ose jo.

Lexo më shumë  Meksika ndalon zyrtarisht mbjelljen e misrit të modifikuar gjenetikisht

BBC e pyeti po ashtu presidentin ukrainas, nëse ai do të tërhiqej nga marrëveshja nëse Trumpi nuk ofron garanci të sigurisë, të cilës iu përgjigj duke shtuar se: “Nëse ne nuk kemi garanci të sigurisë, nuk do të kemi as armëpushim, asgjë nuk do të funksionoj, asgjë”.

Suksesi i marrëveshjes për mineralet varet nga Trumpi, thotë Zelensky

Në komentim e sipër të marrëveshjes për mineralet gjatë konferencës për shtyp në Kiev të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se suksesi i marrëveshjes për mineralet varet kryekëput nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan BBC.

“Suksesi do të varet në bisedën me presidentin Trump”, ka deklaruar Zelensky.

Ai ka thënë se marrëveshja fillestare për mineralet “është thjesht një fillim, një kornizë, dhe se mund të jetë sukses i madh”. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetësi kryesor i Ukrainës gjatë administratës së kaluar të Joe Biden, mirëpo me ardhjen e tij në pushtet, Trumpi ka sugjeruar rivlerësim të plotë të ndihmës amerikane kudo në botë. 

YouTube player