Bota

Zelensky: Situata në vijën e frontit është nën kontroll

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e tij kanë “nën kontroll çdo zonë që gjendet në vijën e frontit”. Gjatë adresimit në mbrëmjen e 1 marsit, ai shtoi se civilët po vazhdojnë të vuajnë “nga terrori i qëllimshëm” i Moskës, që po sulmon infrastrukturën civile.

“Në pothuajse mbarë tërë vendin, ne kemi arritur të ofrojmë siguri relative, banorët mund ta dinë se si është të jetosh në zonat kufitare me Rusinë dhe në zonat në jug të shtetit tonë”, tha Zelensky, duke theksuar se përgjatë vijës së frontit po vazhdojnë sulmet e vazhdueshme me artilerinë ruse.

Zelensky po ashtu tha se “dimri ka përfunduar” dhe se Qeveria “ishte në gjendje t’i ofronte Ukrainës energji dhe ngrohje”.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter se Ukraina i ka shkaktuar presidentit rus, Vladimir Putin, edhe një “humbje të madhe”, duke mbijetuar në dimër, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës civile të energjisë.

Kuleba po ashtu falënderoi aleatët e Kievit “që qëndruan me Ukrainën”.

Këto deklarata vijnë në kohën kur në dhe përreth qytetit të Bahmutit po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ruse dhe ukrainase.

Ushtria ukrainase tha më 1 mars se Bahmuti, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut, po përballet me sulme në rritje.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Forcat e Moskës po sulmojnë Limanin, Avdijivkën dhe Shaharin, së bashku me Bahmutin dhe këto qytete janë shënjestra kryesore e ofensivës ruse tash e disa javë, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase.

Sipas ushtrisë ukrainase, ata kanë arritur t’i zmbrapsin mbi 85 sulme të armikut brenda një dite. Dy dronë, të prodhimit iranian, janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase, tha ushtria, duke shtuar se disa civilë janë plagosur gjatë 12 sulmeve ajrore ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *