Bota

Zelensky s’i mban lotët në varrimin e ministrit të Mbrojtjes dhe viktimave tjera nga rrëzimi i helikopterit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u pa duke qarë kur shkoi në shërbesën përkujtimore të shtunën në nderim të shtatë zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme që vdiqën pasi helikopteri tyre u rrëua.

Ministri i Brendshëm Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë vdiqën kur helikopteri i tyre Super Puma i prodhimit francez ra në mes të mjegullës në një çerdhe në periferi lindore të Kievit, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Shtatë persona të tjerë u vranë, përfshirë një fëmijë, në aksident. Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e tij.

Helikopteri u rrëzua vetëm disa ditë pasi të paktën 45 persona u vranë në një sulm me raketa rus që rrafshoi pjesërisht një bllok banesash në qytetin juglindor të Dnipro.

“Trishtimi i papërshkrueshëm po mbulon shpirtin”, shkroi Zelenskiy në një postim në Telegram të shtunën. “Ukraina po humb çdo ditë djemtë dhe vajzat e saj më të mira”.

Lexo më shumë  Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në

Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, bënë nderimet e tyre për të afërmit e viktimave brenda qendrës kulturore të Shtëpisë së Ukrainës në qendër të Kievit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *