Bota

Zelensky: Rusia nuk dëshiron asgjë përveç luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte edhe disa fjalë për të thënë për liderin rus në fjalimin e tij të natës.

Prej disa javësh, ka një propozim të SHBA-së për një armëpushim pa kushte dhe pothuajse çdo ditë, në përgjigje të këtij propozimi, ka dronë rusë, bomba, granatime artilerie dhe sulme balistike.

“Gjeografia dhe brutaliteti i sulmeve ruse, jo vetëm herë pas here, por fjalë për fjalë çdo ditë dhe natë, tregojnë se Putinit nuk kujdeset për diplomacinë”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit shtetas i Serbisë për katër ditë?

Andaj, presidenti i Ukrainës u bëri thirrje gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj që të rrisin presionin ndaj Rusisë për të “thyer kapacitetin e saj për të bërë luftë”.

“Rusia meriton presion të shtuar – të gjitha masat e ashpra që mund të thyejnë kapacitetin e saj për të bërë luftë dhe për të mbështetur sistemin që nuk dëshiron asgjë përveç luftës”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për paradën ushtarake ruse më 9 maj në Moskë: Dronët mund të godasin Sheshin e Kuq

“Sanksionet kundër Rusisë janë thelbësore. Më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën është thelbësore. Më shumë bashkëpunim dhe unitet midis të gjithë partnerëve është thelbësor”. 

Rruga Press

YouTube player