Bota

Zelensky: Rusët po largohen nga Kievi, Irpinin e çliruam

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën në mbrëmje se trupat e vendit po rifitojnë territorin përreth kryeqytetit dhe po i shtyjnë trupat ruse larg tij, raporton Sky News.

Zelensky gjithashtu ka njoftuar për “çlirimin” e Irpinit, një qytet kyç në skajin veriperëndimor të Kievit.

“Mbrojtësit tanë po përparojnë në rajonin e Kievit, duke rifituar kontrollin mbi territorin ukrainas”, ka thënë ai. “Irpini u çlirua. Bravo! U jam mirënjohës të gjithëve që punuan për këtë rezultat. Pushtuesit janë larguar nga Irpini. Tani më larg Kievit. Megjithatë, është shumë herët të flasim për sigurinë në këtë pjesë të rajonit tonë. Luftimet vazhdojnë”.

Lexo më shumë  “NATO po përgatitet për sulme bërthamore kundër Rusisë”, Vladimir Kulishov: Do të marrim masa për të mbrojtur kufijtë tanë...

Zelensky ka thënë se trupat ruse kontrollojnë veriun e Kievit dhe do të vazhdojnë sulmet e tyre edhe pse tashmë janë “qindra njësi të pajisjeve të armikut të djegura dhe të braktisura”.

“Rajonet e Chernihivit, Sumyt, Kharkivit, Donbasit, Ukraina jugore – situata kudo mbetet e tensionuar, shumë e vështirë”, ka deklaruar ai.

Zelensky ka thënë se Mariupoli, i konsideruar nga shumë njerëz si qyteti më i prekur, mbetet i rrethuar.

Lexo më shumë  Tajvan, rriten tensionet, dhjetëra avionë dhe anije luftarake kineze vendosen rreth ishullit

“Trupat ruse nuk lejuan që sot të organizohej asnjë korridor humanitar”, ka thënë ai.

Një zyrtar ka thënë se vetëm 586 persona ia dolën të ikin nga qyteti të hënën, derisa Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se nuk po i lejon njerëzit të evakuohen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *