Bota

Zelensky ripërsërit: Të gatshëm të heqim dorë nga NATO në këmbim të armëpushimit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ripërsëritur në një komunikim publik të martën se është i përgatitur të diskutojë mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO në këmbim të një armëpushimi të përhershëm, që përfshin tërheqjen e trupave ruse dhe një garanci për sigurinë e Ukrainës.

“Është një kompromis për të gjithë: për Perëndimin, i cili nuk di çfarë të bëjë me ne në lidhje me NATO-n, për Ukrainën, e cila dëshiron garanci sigurie dhe për Rusinë, e cila nuk dëshiron zgjerim të mëtejshëm të NATO-s”, ka thënë Zelensky, raporton Sky News.

Lexo më shumë  Ministrat e Jashtëm arabë kundërshtojnë propozimin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve të Gazës në Egjipt dhe Jordani

Ai ka përsëritur gjithashtu thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin.

Zelensky ka thënë se nëse nuk takohet me Putinin, është e pamundur të kuptohet nëse Rusia dëshiron të ndalë luftën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *