Bota

Zelensky: Po vazhdon beteja për Donetskun, grindjet e rusëve do të thotë se po dështon Moska

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se është një shenjë dështimi për Moskën që ka grindje brenda zyrtarëve rusë se kush është më meritori për “avancimin taktik” në qytetin Soledar.

“324 ditë lufte në shkallë të gjerë dhe si ka ndryshuar gjithçka për Rusinë”, tha ai dhe shtoi “ata tashmë po grinden me njëri-tjetrin se kujt t’i atribuohet një përparim taktik”, pohoi ai.

“Ky është një sinjal i qartë dështimi për armikun. Dhe kjo është një tjetër nxitje për të gjithë ne që të bëjmë më shumë presion mbi okupatorin dhe t’i shkaktojmë humbje më të mëdha armikut”, tha lideri ukrainas.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të premten se kishte pushtuar qytetin lindor të Ukrainës, Soledar, gjersa ushtria ukrainase njoftoi se beteja po vazhdon për qytetin.

“Po vazhdon beteja e vështirë për rajonin e Donetskut”, tha Zelensky dhe vazhdoi, “Beteja për Bakhmutin dhe Soledarin, për Krimenë, për qytetet dhe fshatrat e tjera në lindje të vendit tonë po vazhdon”.

“Edhe pse armiku ka përqendruar forca të mëdha në këtë drejtim, luftëtarët tanë – Forcat e Armatosura të Ukrainës, të gjitha forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë – po mbrojnë shtetin”, tha ai.

Lexo më shumë  Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *