Bota

Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë e përsëritjes së një katastrofe bërthamore të ngjashme me Çernobilin, pasi Ukraina shënoi përvjetorin e fatkeqësisë së vitit 1986.

“Centrali më i madh bërthamor në Evropë pranë Zaporizhzhya ka qenë në duart e terroristëve rus për 785 ditë”, tha kreu i shtetit ukrainas.

Ai i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Rusinë për ta rikthyer termocentralin nën kontrollin e ukrainasve, në mënyrë që bota të shpëtojë nga një katastrofë e re bërthamore.

Lexo më shumë  Ukraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk

Në të njëjtën kohë, Zelensky kujtoi njerëzit që ishin të përfshirë në katastrofën e Çernobilit 38 vjet më parë, shkruan yahoonews.

“Dhjetëra mijëra njerëz duke e rrezikuar shëndetin e tyre ndaluan përhapjen e gazit dhe ndihmuan në eliminimin e pasojave të tmerrshme të tij në vitet që pasuan”.

Ndryshe, aksidenti konsiderohet si fatkeqësia më e madhe bërthamore pasi reaktori i katërt i termocentralit të atëhershëm sovjetik shpërtheu.

Lexo më shumë  SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për “sulm të rëndësishëm ajror”

Për shkak të radioaktivitetit, zona të mëdha si Ukraina dhe Bjellorusia u mbyllën dhe dhjetëra mijëra njerëz u zhvendosën.

Si pasojë e kontaminimit radioaktiv vdiqën mijëra njerëz.

YouTube player