Bota

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e një baze lundruese në brigjet e Gazës për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, ka njoftuar departamenti amerikan i mbrojtjes.

Bëhet e ditur se anijet do të dërgojnë ndihma nga Qipro në bazë prej ku kamionët do të ngarkohen dhe do të nisen drejt Gazës.

Zyrtarët amerikanë thonë se baza do të jetë funksionale në fillim të majit.

Fillimisht, ky plan u njoftua nga presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar urinë në Gazë, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit.

YouTube player

Në ndërtimin e portit lundrues pritet të përfshihen më shumë se 1,000 trupa amerikane, por Pentagoni e bëri të qartë se ata nuk do të shkelin në territorin palestinez, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Ushtarët dhe marinarët amerikanë do të zhvendosen në një anije detare britanike në Mesdheun lindor.

SHBA ka njoftuar se pasi sistemi të jetë funksional, deri në 150 kamionë me dy milionë vakte do të mund të shpërndahen te palestinezët, të mjaftueshëm për të ushqyer pothuajse të gjithë popullsinë 2.3 milionëshe.

Ndryshe, Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare se po e kufizon sasinë e ndihmës që arrin në Gazë.

Lexo më shumë  “Putin në Hagë”- Protestuesit bëjnë thirrje që Presidenti rus të burgoset

Por, së fundmi izraelitët janë shprehur të gatshëm të ofrojnë siguri dhe mbështetje logjistike gjatë punimeve të ndërtimit të bazës amerikane, gjithmonë duke theksuar se do të parandalojnë çdo ndihmë për luftëtarët e Hamasit.

Mirëpo, pikat shtesë të kontrollit pasi ndihma të ngarkohet në kamionë kanë ngritur pyetje në lidhje me vonesat e mundshme. Edhe agjencitë e OKB-së prej kohësh janë ankuar për vonesat në dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Siç raportohet, operacioni i shpërndarjes do të udhëhiqet nga World Food Programme.

YouTube player