Bota

Zelensky: Paqja s’duhet të jetë kostoja për të hequr dorë nga Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij dëshiron paqe, por jo që kostoja të jetë “heqja dorë nga Ukraina”.

Ai u takua të enjten me liderët evropianë në Bruksel, ku u shpreh se që prej fillimit të luftës e ka dëshiruar paqen.

Zelensky u ka kërkuar kombeve evropiane që të vazhdojnë të përfshijnë Ukrainën në negociata të paqes, ndërsa ai mirëpret “Planin e riarmatimit të Evropës”.

Lexo më shumë  Zhivkoviq: Regjimi i Vuçiqit përmes BIA-s po përdor përgjime ilegale për të ruajtur pushtetin

Lideri ukrainas mirëpret gjithashtu përpjekjet e vendeve evropiane për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje. Ai i ka përsëritur thirrjet që negociatat e paqes të jenë me një garanci për armëpushim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka paraqitur në rrjetin social X, hapat e nevojshëm për të arritur paqen e qëndrueshme në mes të Ukrainës dhe Rusisë, raporton BBC.

Hapi i parë është armëpushimi në ajër dhe në det
Hapi i radhës është lirimi i të gjithë të burgosurve të luftës si mënyrë për të ndërtuar besim
Zelensky ka nënvizuar se duhet të ketë “besim” në negociatat e ardhshme, dhe ka bërë me dije se lirimi i të burgosurve mund të kontribuojë në atë drejtim.

Lexo më shumë  Ukraina përgatit një plan të ri paqeje, Zelensky nuk heq dorë nga territoret

“Kjo duhet të bazohet në kuptimin se çdo armëpushim ose masë për ndërtimin e besimit mund të shërbejë vetëm si një prolog për një zgjidhje të plotë dhe të drejtë, për një marrëveshje të gjithanshme mbi garancitë e sigurisë dhe mbarimin e luftës”, ka thënë Zelensky.

Rruga Press

YouTube player