Bota

Zelensky: Nuk e lejuam Rusinë të shkatërronte potencialin e eksporteve tona

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për marrëveshjen e arritur në lidhje me eksportin e grurit të vendit, duke thënë se nuk i lejuan Rusisë shkatërrimin e potencialit për eksportet e Ukrainës, shkruan Sky News të shtunën.

“Që nga dita e parë e pushtimit, Rusia bëri gjithçka për të mbyllur jo vetëm hyrjen e Ukrainës në det, por për të shkatërruar vetë potencialin e eksporteve tona – infrastrukturën portuale, hekurudhat, magazinat dhe kapanonet tona. Ne nuk e lejuam. Dhe tani ne jo vetëm që mund të rivendosim funksionimin e porteve tona në Detin e Zi, por edhe t’i mbajmë ato të mbrojtura. Kjo është bërë me ushtrinë dhe me inteligjencën tonë. Ushtria më siguroi për kontroll qind për qind të qasjeve në portet tona”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Mali i Zi do të votojë pro Rezolutës për Srebrenicën në OKB

Sipas Zelenskyt, pikat e marrëveshjes përputhen plotësisht me interesat e Ukrainës.

“Do të eksportohen rreth 20 milionë tonë të korrat e drithit të vitit të kaluar. Dhe gjithashtu do të jetë e mundur të shiten të korrat e këtij viti – dhe korrjet që po zhvillohen. Këto janë të ardhurat e fermerëve, të gjithë sektorit bujqësor dhe buxhetit të shtetit. Këto janë punë, këto janë fondet për sezonin e mbjelljes së vitit të ardhshëm. Tani kemi drithë me vlerë rreth 10 miliardë dollarë”.

“Ky është një tjetër ilustrim se Ukraina është në gjendje t’i rezistojë kësaj lufte. Është e rëndësishme që gjithçka në ujërat territoriale të Ukrainës të kontrollohet nga shteti ynë”, vijoi ai.

Ukraina dhe Rusia nënshkruan të premten marrëveshjen më të madhe që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt. Marrëveshja, që u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja, do t’i lejojë Ukrainës nisjen e eksportit të drithërave nga tre portet e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *