BotaKryesore

Zelensky: Nëse Putini nuk pranon të ulet me mua në tryezë, do të duhej një reagim i fortë nga SHBA-ja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se do të donte të shihte një “reagim të fortë” nga SHBA-ja nëse presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ishte i gatshëm të ulej për një takim dypalësh me të.

Zelensky ka përsëritur se Ukraina është gati të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Putinin.

Lexo më shumë  Ministri britanik: Veprimet e Putinit të kujtojnë vitet para Luftës së Dytë Botërore

“Po sikur rusët të mos jenë gati? Evropianët e ngritën çështjen. Nëse rusët nuk janë gati, atëherë do të donim të shihnim një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Ukraina edhe më parë ka shprehur shpresën se SHBA-ja do ta ndëshkojë Rusinë me më shumë sanksione nëse nuk tregon një gatishmëri serioze për t’i dhënë fund luftës.

Lexo më shumë  Anulohet tenderi 5.5 mln euro për përmirësimin e bregdetit të Durrësit

Zelensky ka shtuar se nuk ishte e qartë se çfarë lëshimesh ishte e gatshme të bënte Moska në lidhje me territorin dhe se Budapesti si një vendndodhje e propozuar për bisedime të ardhshme midis dy vendeve ishte “sfiduese”.

Rruga Press

YouTube player