Bota

Zelensky nënshkruan dokumentin me të cilin aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

Agjencia e lajmeve Reuters, raporton se presidenti Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dokumentin me të cilin aplikon për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Madje është publikuar fotografia e momentit të nënshkrimit të dokumentit, si dhe dokumenti i cili ka nënshkrimin e kryeministrit Zelensky.

Madje lajmin për dokumentin e nënshkruar me të cilin bën kërkesë për anëtarësim në BE, e ka konfirmuar edhe korrespondenti i Sky News, Adam Parsons.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Ndryshe pak qaste më parë është raportuar se kanë përfunduar bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, që u organizua përgjatë kufirit me Bjellorusinë.

https://twitter.com/ianbateson/status/1498326574600536072

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *