Bota

Zelensky në vizitë zyrtare në Romë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka planifikuar të vizitojë Romën të shtunën, sipas raportimeve të medieve italiane.

“Presidenti italian, Sergio Mattarella do të presë në një vizitë shtetërore kryeministrin Zelensky”, sipas agjencive të lajmeve ANSA dhe gazetës “Corriere della Sera”.

Më herët pati raportime se Zelensky mund të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe papa Françeskun gjatë një vizite në Romë.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Presidenti ukrainas mund të udhëtojë gjithashtu në Gjermani këtë fundjavë, ku do t’i jepet çmimi prestigjioz “Charlemagne” në Aachen në emër të popullit ukrainas.

Nuk është konfirmuar ende nëse ai do të marrë pjesë personalisht në ceremoni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *