Bota

Zelensky: Në 13 ditë në Ukrainë, Rusia ka humbur më shumë avionë se në 30 vite

Federata Ruse humbi më shumë avionë luftarakë dhe helikopterë në 13 ditët e fundit të luftës kundër Ukrainës sesa në 30 vitet e fundit, por rusët kanë ende mjaft avionë dhe pajisje të tjera për të terrorizuar vendin dhe për të vrarë civilë.

Kështu shprehet presidenti Volodymyr Zelensky, i cili foli në një video drejtuar kombit, raporton Rruga Press.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Ne kemi luftuar për 13 ditë. Ne po shkatërrojmë pushtuesit kudo që të mundemi. Kudo, madje dhe në qiell. Qindra raketa ruse. Qindra avionë luftarakë të armikut. Qindra helikopterë. Po, ne po i shkatërrojmë të gjithë format e sulmit rus. Rusia nuk ka humbur aq shumë avionë në 30 vitet e fundit sa ka humbur gjatë këtyre 13 ditëve në Ukrainë, por ka ende mjaft avionë për të vrarë, mjaft raketa për të terrorizuar, bomba të mjaftueshme 500 kg për të hedhur mbi ne, njerëz të zakonshëm, në Chernihiv dhe Kiev, Odesa dhe Kharkiv, Poltava dhe Zhytomyr. Dhjetra e dhjetëra qytete ukrainase. Miliona e miliona njerëz paqësorë ukrainas”, theksoi Zelensky.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *