Bota

Zelensky: Më shumë se 200.000 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po ndjek një “politikë të vazhdueshme kriminale të deportimit të popullit tonë” në zonat kryesisht të largëta të Rusisë.

Gjatë fjalimit të tij të përditshëm, Zelensky tha se më shumë se 200.000 fëmijë janë dëbuar deri më tani, shkruan CNN.

“Rusia largon me forcë si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Ky është një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Rusi. Në total më shumë se 200.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar deri më tani. Këta janë jetim nga jetimoret. Dhe fëmijë me prindër. Dhe fëmijë të ndarë nga familjet e tyre”, ka thënë Zelensky. “Shteti rus i shpërndan këta njerëz në territorin e tij dhe i vendos qytetarët tanë, veçanërisht në rajonte të largëta. Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht t’i vjedhë njerëzit, por t’i bëjë të dëbarit të harrojnë Ukrainën dhe të mos kthehen”.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Ai tha gjithashtu se deri tani të paktën 243 fëmijë kanë vdekur gjatë luftës, 446 janë lënduar dhe 139 të tjerë janë zhdukur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *