BotaKryesore

Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar politikat dhe mesazhet kundër Ukrainës të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si “gabim historik”.

Në një intervistë për median hungareze Valasz Online, të publikuar të martën, më 10.06.2025, Zelensky e akuzoi Orbanin se po përdor propagandën kundër Ukrainën me qëllim që të përfitojë në politikën e brendshme.

“Ai [Orbani] po e përdor Ukrainën për qëllimet e tij elektorale”, tha ai. “Ai nuk e kupton se kjo do të ketë pasoja shumë serioze dhe të rrezikshme. Duke mos na ndihmuar ne, ai po i bën një favor [presidentit rus, Vladimir] Putin. Prandaj unë them se Viktori është duke bërë një gabim serioz dhe historik”.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Për javë të tëra, qeveria e Orbanit po zhvillon një fushatë përmes vendosjes së pankartave me mesazhe kundër ndihmës për Ukrainën dhe po kundërshton anëtarësimin e Kievit në Bashkimin Europian. Mesazhi kryesor i fushatës është se ndihma për Ukrainën do ta tërhiqte Hungarinë në luftë dhe do të dëmtonte ekonominë e shtetit.

Në disa pankarta është vendosur edhe portreti i Zelenskyt. “Si mund ta përdorë ai fytyrën time për zgjedhjet e tij? Unë nuk i kam dhënë leje për një gjë të tillë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas po ashtu kujtoi se në maj të këtij viti, Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) arrestoi dy ukrainas me etni hungareze, të dyshuar për spiunim për shërbimin e inteligjencës ushtarake të Hungarisë, KNBSZ. Ai tha se janë gjetur edhe prova të reja, por të cilat nuk janë bërë publike.

Lexo më shumë  Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Në përgjigje, Hungaria arrestoi një person për spiunazh, që tha se dyshohet se punonte për Ukrainën, i cili, sipas Budapestit, ishte i afërt me udhëheqësin opozitar hungarez, Peter Magyar.

Hungaria – shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s – pritet të mbajë zgjedhje parlamentare në fillim të vitit 2026.

Orbani, që është në pushtet që nga viti 2010, është nën presion pasi partia e re konservatore e Magyarit, Tisza, e po prin, sipas sondazheve./REL

Rruga Press

YouTube player