Kallas mbi ndalimin e anijes “Madleen” nga Izraeli: Të respektohet e drejta ndërkombëtare
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, lidhur me ndalimin e anijes “Madleen” që transportonte ndihma humanitare për në Gaza nga ana e Izraelit në ujërat territoriale ndërkombëtare tha se “e drejta ndërkombëtare duhet të zbatohet edhe në ujërat ndërkombëtare”.
Kallas bëri një deklaratë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar pas takimit të dialogut strategjik BE-Indi.
Ajo iu përgjigj pyetjes së Agjencisë së lajmeve Anadolu në lidhje me ndalimin e anijes me emrin “Madleen” nga Izraeli, e cila po transportonte ndihma humanitare për në Gaza dhe në bord kishte 9 qytetarë të BE-së, njëri prej të cilëve ishte anëtarja e Parlamentit Evropian (PE), Rima Hassan.
Kallas tha se mbrojtja e qytetarëve të BE-së është “përgjegjësi e vendeve të BE-së”.
Kur iu kujtua se ndalimi i anijes në ujërat ndërkombëtare ishte i paligjshëm dhe se veprimi u dënua nga shumë vende, Kallas tha: “E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet edhe në ujërat ndërkombëtare. Megjithatë, sot ne (me Jaishankar) folëm për nevojën për të forcuar të drejtën ndërkombëtare detare”.
Rruga Press