Bota

Zelensky mbërrin në Bruksel, do të kërkojë armë dhe anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Bruksel, ku pritet të mbajë fjalim para Parlamentit të BE-së gjatë ditës së sotme. Ai u prit nga kryetarja e Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Zelensky mbërriti nga Parisi së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron si pjesë e një turneu diplomatik të paparalajmëruar nëpër kryeqytetet europiane që synon të bindë Perëndimin të dërgojë më shumë armë dhe mbështetje ushtarake për të kundërshtuar një ofensivë të pritshme pranverore ruse.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Ai gjithashtu pritet të disktuojë anëtarësimin e Ukrainës sa më shpejt në BE.

Josep Borrell, i cili kryeson samitet e BE-së, u tha gazetarëve se 27 udhëheqësit kombëtarë të BE-së do të premtonin më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *