Bota

Zelensky ka një thirrje për pilotët rusë – pas rrëzimit të pesë aeroplanëve luftarakë të Putinit brenda një jave

Pasi pesë aeroplanë luftarakë rusë u rrëzuan brenda një jave, presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje pilotëve rusë që të zgjidhnin vetë nëse do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në luftë kundër Ukrainës ose jo.

“Në prag të Krishtlindjeve, ushtarët tanë rrëzuan pothuajse 30 drone Shahed, disa raketa dhe aeropanë të tjerë ushtarakë rusë në një mbrëmje. Në total, ne rrëzuam pesë aeroplanë luftarakë Sukhoi në javën para Krishtlindjes. Kjo është shumë mbresëlënëse”, ka thënë Zelensky, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

“Të gjithë ata që japin një rezultat të tillë në Forcën tonë Ajrore, të gjithë gjuajtësit tanë kundërajror, ushtarët e grupeve të lëvizshme të zjarrit dhe njësitë e mbrojtjes ajrore të Forcave Tokësore: punë e madhe. Faleminderit” ka shtuar ai.

Andaj, ka shtuar Zelensky “çdo pilot rus duhet të bëjë një zgjedhje të qartë nëse do të vazhdojë të marrë pjesë në këtë luftë”.

“Mbrojtja jonë ajrore vetëm sa do të forcohet. Sidomos kur marrim sistemet shtesë dhe aeroplanët F-16″.

Ndryshe kujtojnë mediat, mbrojtësit ukrainas rrëzuan tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34 në frontin jugor më 22 dhjetor.

Ndërsa në prag të Krishtlindjeve, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kishin rrëzuar një aeroplan luftarak rus Su-34 në frontin e Mariupolit dhe një aeroplan luftarak Su-30 në Detin e Zi.

YouTube player