BotaKryesore

Zelensky jehonë fjalimit historik të Churchill: Do luftojmë deri në fund, s’do humbasim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u duartrokit nga deputetët britanikë këtë mbrëmje pasi mbajti një fjalim historik, gjatë të cilit tha se më shumë se 50 fëmijë ishin vrarë gjatë pushtimit rus.

Gjatë fjalës të tij Zelensky i bëri jehonë fjalimit historik të Winston Churchill në Luftën e Dytë Botërore. Ai e krahasoi luftën e Ukrainës kundër Rusisë me luftën e Britanisë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. I prerë, presidenti Zelensky tha se ukrainasit do të luftojnë kundër forcave të Moskës nga toka, deti dhe ajri.

“Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim. Ne do të luftojmë deri në fund, në det, në ajër, do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht kostos.’

Ai u shpreh se Ukraina po bën një “luftë që nuk e filluam dhe nuk e deshëm”, ndërsa u tha deputetëve britanikë se “ne nuk duam të humbim atë që kemi, atë që është e jona”.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Duke krahasuar Ukrainën me Britaninë në Luftën e Dytë Botërore, Zelensky tha se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1940 “nuk donin të humbnin vendin kur nazistët filluan të luftonin”.

Presidenti tha se më shumë se 50 fëmijë janë vrarë në luftë, ndërsa shtoi: “Këta janë fëmijët që mund të kishin jetuar, por këta njerëz na i kanë marrë“.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Fjalimi i Zelensky erdhi pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u përball me kritika në rritje për skemën e saj të pritjes së refugjatëve. Qeveria tani po përpiqet të përmirësojë situatën. Kryeministri Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë “aq bujare sa mundet” në mbështetjen e saj për refugjatët ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *