BotaKryesore

Zelensky i vendosur: NATO e vetmja rrugë e sigurt për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur vendosmërinë e tij që vendi t’i bashkohet NATO-s, duke thënë se nuk ka “rrugë tjetër” për Ukrainën.

Zelensky është shprehur se anëtarësimi  në NATO është “garant sigurie” për vendin, duke mos lënë hapësirë për asnjë kompromis për skenarin e kundërt.

Zelensky tha se Kievi nuk është gati të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, duke theksuar se anëtarësimi nuk është çështje ambicieje, pasi bëhet fjalë për jetën e qytetarëve.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Ka të bëjë me të ardhmen e njerëzve. Ne këtu po flasim për pavarësinë tonë. Kjo është ajo që ne duam të ruajmë”, deklaroi Zelensky për BBC.

Ndërkohë nga ana e saj Rusia vazhdon t’i bëjë presion NATO-s dhe SHBA-së për të përjashtuar çdo mundësi të mundshme për të anëtarësuar Ukrainën në NATO, duke kërcënuar masa ushtarake nëse kërkesa e saj nuk plotësohet.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *