Bota

Zelensky i vendosur: Do fitojmë luftën dhe do rimarrim të gjitha territoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi të mërkurën se durimi i Kievit po mbaron për negociatat me Rusinë, duke pasur parasysh dëshmitë në rritje e sipër të mizorive të kryera nga ushtria ruse, në një fjalim virtual për studentët e universitetit francez.

Ne jemi të gatshëm t’i zhvillojmë këto negociata, këto bisedime, përderisa nuk është shumë vonë. Por, me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur, rastet e përdhunimeve, me çdo mizori të re, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia e zgjidhjes së kësaj çështjeje në mënyrë diplomatike”,-tha ai.

Lexo më shumë  Dodiku kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, Srpska do të reagojë e bashkuar

Zelensky shprehu gjithashtu vendosmërinë e tij se Kievi do të fitojë luftën dhe do të marrë përsëri të gjitha territoret që i përkasin Ukrainës. Ai përsëriti nevojën që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duke bërë thirrje për hapa kuptimplotë për të përfshirë Ukrainën në bashkim.

“Ukraina vetëm do të forcojë shtetet e tjera, ushtria jonë ka demonstruar aftësitë e saj. Njerëzit tanë e kanë dëshmuar veten”, tha Zelensky.’

Lexo më shumë  “Kosova në KiE vendim historik”, Goncharenko: Era e perandorive ka mbaruar, nuk ka vend për perandori ruse, serbe apo tjetër në evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *