Bota

Zelensky i përgjigjet gazetarëve rusë në New York: Në Moskë do të shkoj vetëm me një raketë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka dhënë përgjigje gazetarëve rusë që e pyetën në Nju Jork se kur kishte ndërmend të vizitonte Moskën: “Me një rakete të mallkuar” tha ai në mënyrë karakteristike.

Ngjarja ndodhi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën dhe videoja nga ky takim u bë virale në rrjet.

Zelensky i ishte referuar më parë, mundësisë së zhvillimit të bisedimeve në Moskë. Ai kishte deklaruar se një takim atje me Vladimir Putinin ishte “i pamundur” dhe e kishte ftuar publikisht presidentin rus të vizitonte Kievin.

Lexo më shumë  Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë

“E ftoj publikisht, nëse guxon, natyrisht”, kishte deklaruar Zelensky atëherë.

Ai shtoi se Ukraina dëshiron seriozisht t’i japë fund luftës dhe do të shqyrtonte një takim mes udhëheqësve në një format që mund të çonte në rezultate. Sidoqoftë, siç tha ai, Moska dhe Bjellorusia përjashtoheshin si vende për mbajtjen e një takimi të tillë, pasi Rusia po zhvillonte luftë kundër Ukrainës dhe Bjellorusia mbështeste këto veprime.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person
YouTube player