Bota

Zelensky i kërkon Zvicrës të godasë oligarkët rusë: Po na bombardojnë teksa jetojnë në qytetet tuaja të bukura

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Zvicrës që të godasë oligarkët rusë që, sipas tij, po ndihmojnë luftën kundër vendit të tij, duke jetuar në qytetet e bukura zvicerane.

Në një audiomesazh për mijëra protestues që kishin mbushur rrugët e Bernës, Zelensky falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj që prej nisjes së pushtimit rus, por foli qartë për sektorin bankar zviceran.

Lexo më shumë  Demokratët më afër fitores në Mississippi, Colom thellon epërsinë ndaj republikanes

“Njerëzit që nisën këtë luftë i mbajnë paratë në bankat tuaja. Kjo është e dhimbshme. Ngrirja e llogarive të tyre është edhe luftë kundër të keqes”, tha ai. “Ukrainasve po u shkatërrohen qytetet, me urdhër të personave që jetojnë në qytete të bukura europiane dhe zvicerane dhe gëzojnë mbrojtjen e qyteteve tuaja. Do të ishte vërtet mirë nëse ua hiqni këtë privilegj”.

Edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian, Zvicra ka miratuar të njëjtat sanksione si vendet e unionit kundër individëve dhe organizatave ruse, përfshi edhe ngrirjen e pasurive të tyre në bankat zvicerane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *