Bota

Zelensky i kërkon tanke Gjermanisë

Presidenti Volodymr Zelensky i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Gjermanisë për t’i siguruar Ukrainës tanke, përpara takimeve në mes të aleatëve perëndimorë që pritet të mbahen në Gjermani.

SHBA-ja dhe vendet evropiane i kanë premtuar Kievit mbështetje me më shumë pajisje për të luftuar pushtimin e Rusisë.

Berlini është nën presionin në rritje për të lejuar që tanket e tij të llojit “Leopard 2” të dërgohen në Ukrainë.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

“Nëse keni tanke ‘Leopard’, atëherë na i jepni. Ato tanke nuk do t’i dërgojmë në Rusi. Ne po mbrojmë veten”, ka thënë Zelensky në një intervistë për televizionin publik gjerman.

Zyrtarët e mbrojtjes nga më shumë se 50 vende do të takohen në bazën ajrore “Ramstein” në Gjermani, një ditë pasi SHBA-ja dhe disa vende evropiane u zotuan për më shumë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të shmangë çdo mësymje të mëtejshme ruse.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Pothuajse 11 muaj pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarët ushtarakë të NATO-s besojnë se Moska po planifikon sulme të reja në pranverë me numër të shtuar të trupave që ka mobilizuar që nga shtatori. /BBC

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *