Bota

Zelensky i drejtohet botës: Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë terrorizëm i pastër

Volodymyr Zelensky i është drejtuar udhëheqësve botërorë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës.

Duke folur për sulmin e fundit me dronë, udhëheqësi ukrainas tha se sulmi masiv përfshinte dronë ruso-iranianë Shahed, të cilët janë më të vështirë për t’u rrëzuar.

“Ukrainasit tani përballen me sulme nga qindra prej këtyre dronëve çdo natë dhe ky është terrorizëm i pastër”, tha ai.

Lexo më shumë  Venezuela në udhëkryq/ Përfaqësuesja e Lartë e BE-së: Populli të Venezuelës të vendosë vetë për të ardhmen

Zelensky vërejti se vetëm një ditë më parë, mbi 700 dronë dhe raketa u lëshuan në Ukrainë, shkruan skynews.

“Kjo është pikërisht ajo që dëshiron Putini, që populli ynë të vuajë dhe të largohet nga Ukraina”, shtoi presidenti ukrainas.

Ndryshe, ai theksoi se vendi i tij ka nevojë për më shumë sisteme dhe raketa mbrojtëse ajrore dhe u kërkoi aleatëve të rrisin investimet e tyre.

Lexo më shumë  NY Times: Rrethimi i SHBA-së shtyn Venezuelën drejt kolapsit ekonomik e krizës së urisë

“Kur Rusia rrit sulmet e saj, nuk mund të kemi mungesë fondesh për prodhimin e dronëve.” 

Rruga Press

YouTube player