Bota

Zelensky: Forcat ruse lanë pas mina të shpërndara kudo, duan të vrasin sa më shumë civilë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë gjatë një fjalimi se trupat ruse që tërhiqeshin nga pjesë të Ukrainës veriore kishin lënë qëllimisht mijëra mina në prag të tyre, në atë që ai e konsideronte një “krim lufte”.

Sipas CNN,  Zelensky tha se në ato zona qindra mijëra municione të pashpërthyera ishin lënë pas gjithashtu tha se ekipet po punojnë për të largur municionet e lënë nga trupat ruse.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Pushtuesit lanë mina kudo, duke përfshirë në shtëpi, në rrugë dhe në fusha. Ata bënë çdo gjë qëllimisht për të siguruar që kthimi në këto zona pas de-okupimit të ishte sa më i rrezikshëm. Për shkak të veprimeve të ushtrisë ruse, territori ynë sot është një nga më të kontaminuarit nga minat në botë”-tha Zelensky.

Ai i quajti këto veprime krime lufte që synojnë të vrasin ose gjymtojnë sa më shumë nga ukrainasit.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *