Bota

Eksperti i mjedisit: Tragjedi mjedisore, burimet e Floridës janë në zhdukje

Florida ka koleksionin më të pasur të burimeve në ujëra të ëmbla në planet. Në fillim të viteve 1900, risia e varkave me fund xhami i dhanë mundësinë turistëve të shikonin pamjen magjepëse që ofrojnë peizazhet e pacënuara nënujore të Floridas.

Sipas The New York Time, një fotograf i shkencave dhe ekspeditave Jason Gulley ka treguar se pasuritë e Floridas tani janë në rrezik.

Lexo më shumë  ShBA- ja paralajmëron Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të armatosur! Duan të testojnë NATO-n

“Burimet e Floridës janë në qendër të një tragjedie mjedisore me lëvizje të ngadalta. Gjatë disa dekadave të fundit, një kombinim i zhvillimit, rritjes së popullsisë, ndryshimit të klimës, mbipompimit të akuiferit dhe ndotjes nga bujqësia dhe ujërat e zeza kanë shkaktuar kërdi në burimet e Floridës. Shumë burime tregojnë ulje të ndjeshme të rrjedhës së ujit. Të tjerat kanë pushuar të rrjedhin krejtësisht.”-tha ai. Shteti i Floridës pranoi zyrtarisht se shumica e burimeve të Floridës ishin në telashe më shumë se dy dekada më parë. Por ndërsa shumë burime janë në rënie, puna e vazhdueshme e restaurimit tregon se disa dëme mund të kthehen.

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *