Bota

Zelensky flet për vdèkjèn e Ministrit të Brendshëm: Në luftë nuk ka aksidente

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos me anë të një lidhjeje të drejtpërdrejtë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është pyetur për aksidentin ku ndërruan jetë 14 persona, përfshirë këtu edhe Ministrin e tij të Brendshëm, Denys Monastyrskyi.

Zelensky deklaroi se nuk është i shqetësuar për sigurinë e tij, teksa shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se vendi i tij ka ende nevojë për armatime dhe municione.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Sa i përket vdekjes së ministrit Monastyrsky, Zelensky tha se në kohë lufte nuk ka aksidente, duke cilësuar çdo vdekje që ndodh gjatë kësaj periudhe si pasojë e luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *