Bota

Zelensky falenderon ukrainasit për rezistencën në 50 ditë luftë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi popullin ukrainas për rezistencën 50 ditore ndaj pushtimit të ushtrisë ruse.

“Falë Zotit, forcave të armatosura të Ukrainës, popullit tonë –ne kemi mbrojtur pjesën më të madhe të vendit tonë”, tha Zelensky në një fjalim në Telegram.

Volodymyr Zelensky e përshkroi rezistencën ukrainase si “arritje të miliona ukrainasve, të cilët më 24 shkurt morën vendimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, të luftonin”.

“50 ditët tona të mbrojtjes janë një arritje. Një arritje e miliona ukrainasve”, këmbënguli kreu i shtetit. Askush nuk ishte i bindur se ne do të mbijetonim”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Përzierja energjetike e BE-së/ Kriza zhvendos ekuilibrin mes energjisë bërthamore dhe burimeve të rinovueshme dhe sigurisë
https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1514678389688475650?s=20&t=qqQkimMuN9P18yvKV5ykvA

Ai tha gjithashtu se i kujtohet dita e parë e pushtimit kur liderët perëndimorë e këshilluan të ikte nga Ukraina, duke shtuar se “ata nuk e dinin se sa guximtarë janë ukrainasit, se sa e vlerësojmë lirinë dhe mundësinë për të jetuar ashtu siç duan”.

Gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, Zelensky foli gjatë e gjerë se si ukrainasit ndihmuan për të shmangur trupat ruse, duke përfshirë “ata që treguan se luftanijet ruse mund të lundrojnë larg, edhe nëse është në fund të detit” – duke iu referuar kryqëzorit Moskva .

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

Ai tha gjithashtu se pas 50 ditëve shumë liderë të huaj i sheh ndryshe.
Ai vlerësoi “bujarinë e madhe” të disave, edhe pse vendet e tyre nuk janë të pasura, vendosmërinë e të tjerëve, të cilët nuk i morën seriozisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *