Bota

Zelensky falënderon gazetaren ruse për protestën kundër luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy falënderoi gazetaren ruse Marina Ovsianikova e cila ndërpreu lajmet drejtpërdrejt të televizionit shtetëror rus duke shfaqur një pankartë kundër luftës.

Në një fjalim të përditshëm televiziv, Zelenskiy tha se ishte mirënjohës ndaj atyre rusëve që nuk ndalen së treguari të vërtetën.

“I jam mirënjohës të gjithë atyre rusëve që nuk ndalojnë së pasqyruari të vërtetën, atyre që luftojnë dizinfomratat dhe i tregojnë te afërmve dhe miqve se çfarë po ndodh në të vërtetë”, tha Zelenskiy.

Lexo më shumë  Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride

“Personalisht dua të falënderoj vajzën e re, e cila hyri në studion e Channel One me një pankartë kundër luftës, atyre që nuk kanë frike të protestojnë. Për sa kohe vendi juaj nuk është mbyllur plotësisht nga e gjithë bota, duke u kthyer në një ‘Kore Veriu të madhe’, ju duhet të luftoni, nuk duhet ta humbni shansin për të bërë ndryshimin”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Anija turke fundoset pas sulmit me dron në Detin e Zi, dy marinarë të vrarë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *